ProgramiZhvillimi Urban

#HapësirëPërTëGjithë
#ShërbimePublikePërTëGjithë

INFRASTRUKTURA RRUGORE PUBLIKE

Investimet publike me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore kanë qenë dhe do të  jenë fokusi kryesor i bashkisë Durrës në shërbim të komunitetit. Infrastruktura rrugore përbën një element thelbësor në lidhje me zhvillimin urban të qytetit. Ndaj dhe synimi ynë edhe për këtë mandat të dytë është realizimi i punëve publike që plotësojnë nevojat e banorëve të qytetit të Durrësit. 

Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027:

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Rikualifikimi-i-godinave-te-ndertuara-para-viteve-90-Emiriana-web-copy.jpg

Rikualifikimi i godinave të ndërtuara para viteve ’90

Rikualifikimi i godinave të ndërtuara para viteve ’90 në lagjet e qytetit, si lagjja nr. 12, 16 dhe 17, për t’i dhënë një pamje tjetër këtyre zonave si edhe për t’i rikthyer ato në funksion të banorëve të qytetit. Ky investim ka si qëllim të rehabilitojë fasadat e godinave me elemente termoizoluese për të rritur efiçencën e energjisë si edhe qëndrueshmërinë e objekteve për një periudhë afatgjatë.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/parku-spitalle.jpg

Projekti për 2 UNAZAT Unaza 2 “Spital – Currila”

Unaza 2 “Spital – Currila” me gjatësi 2.5 km e cila mundëson lidhjen e zonës së Currilave me Rrugën “Aleksandër Goga” nëpërmjet Rrugës “Isuf Ferra”, Rruga “Vojsava”, Rruga “Prokop Meksi” dhe Rruga “Abdulla Teku”.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/2-unazat-durres.jpg

Projekti për 2 UNAZAT Unaza 1 “Spitallë – Currila”

Unaza 1 “Spitallë – Currila” me gjatësi 2.88 km e cila mundëson lidhjen e zonës së Currilave me zonën e Spitallës nëpërmjet Rrugës “Pjetër Pogdani” dhe Rrugës “Syri i Detit” (dy degëzime).
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/parku-spitalles.jpg

‘PARKU URBAN’ Spitallë

‘PARKU URBAN’ Spitallë konsiston në mbylljen e kanalit të ujërave të larta në zonën e Spitallës (1300 ml) dhe shndërrimin e zonës në një ‘Park Urban linear’ (3-4 ha) ku do të krijohet një kurorë e gjelbër me mbjelljen e pemëve, do të ndërtohen fusha sportive, kënde lojërash për fëmijë si edhe hapësira rekreative për të gjitha grup-moshat.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Krijimi-i-mikroparqeve-Emiriana-web.jpg

Krijimi i mikroparqeve

Në kuadër të rikualifikimit urban, puna jonë për katër vitet e ardhshme do të vazhdojë me krijimin e mikroparqeve në zonën e Spitallës dhe të Durrësit te ri, mundësimin e më shumë hapësirave publike dhe mjediseve rekreative për të moshuarit, për fëmijët dhe për të rinjtë. Durrësi është i të gjithëve dhe ne duam që të krijojmë hapësira publike të dedikuara për çdo grup moshë, pra një qytet për të gjithë.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Zgjatimi-i-Shetitores-‘Taulantia-.jpg

Zgjatimi i Shëtitores ‘Taulantia’

Punimet për zgjatimin e shëtitores ‘Taulantia’ (me gjatësi 170 m) do të bëhen në hapësirën në pjesën lindore të shëtitores, në hapësirën pranë portit. Kjo hapësirë e rikualifikuar ofron një mundësi për të gjithë qendrën e qytetit duke u kthyer në një pjesë integrale të shëtitores ekzistuese përgjatë detit.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Shetitorja.jpeg

Ndërtimi i Shëtitores ‘Ura e Dajlanit -Kavalishencë’

Ndërtimi i Shëtitores ‘Ura e Dajlanit -Kavalishencë’ – i ndarë në dy faza. Projekti parashikon ndërtimin e shëtitores nga muri i Kavalishencës deri tek Pista ‘Kosova’ (2 km) si dhe ndërtimin e shëtitores nga Pista ‘Kosova’ deri tek hyrja e Portit (1 km). Ky projekt do t’u shërbejë jo vetëm banorëve në zonën e plazhit dhe frekuentuesve të saj, por edhe turistëve vendas dhe të huaj. Ky investim parashikon korsi të dedikuara për këmbësorë, pistë vrapimi dhe biçikletash të ndara në ngjyra të ndryshme, sistem ndriçimi led me 140 ndriçues, sipërfaqe të gjelbër ku do të mbillen 1900 shkurre dekorative, gjebërim të lartë ku do te mbillen 345 pemë, sistem vaditës, sheshe dhe kënde lodrash për fëmijë, palestër të hapur, nyje sanitare, hijëzues dhe 233 stola për qëndrim.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Rikualifikimi-rikonceptimi-i-Rruges-ADRIA-Emiriana-web.jpg

Rikualifikimi/rikonceptimi i Rrugës ‘ADRIA’

Si aksi kryesor i hyrjes në qytet (gjatësi 1700 m), projekti parashikon: Realizimin e një korsie për biçikleta dhe lidhjen e saj me korsinë e biçikletave të ndërtuar në rrugën Pavarësia; Transferimin e stacionit të autobuzave interurbanë që ndodhet në sheshin para stacionit të trenit dhe ndërtimin e një stacioni të ri në hapësirën pranë mbikalimit te “Ura e Dajlanit”; Përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë; Përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e ujërave të zeza.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/kasem_d.jpeg

Rikualifikimi i Rrugës “Kasem Durrësi”

Projekti parashikohet të zbatohet gjatë 3 viteve dhe synon: Rikonceptimin, rivitalizimin e rrugës Rrugës “Kasem Durresi” (gjatësi 631m), Realizimin e korsive për biçikleta në të dyja anët e rrugës; Përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë; Përmirësimin e rrjetit kalizimeve të ujërave të bardha e ujërave të zeza.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/rruga.jpg

Rikualifikim i Rrugës “Aleksandër Goga-Spitali”

Segmenti që do të rikonstruktohet është nga Mauzoleumi i Dëshmorëve deri tek Spitali. Projekti parashikon sistemimin e rrugës ekzistuese, shtrimin e trotuareve, shtimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, me qëllim përmirësimin e qarkullimit rrugor. Përgjatë segmentit rrugor janë parashikuar vende parkimi në të dyja anët e rrugës.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/NDRICIM-Emiriana-web.jpg

Ndriçimi LED

Durrësi ka marrë një pamje krejt tjetër me vendosjen e ndriçimit LED në rrugët kryesore të qytetit. Meqenëse ky lloj ndriçimi kursen energjinë elektrike, përmirëson pamjen e zonave të ndryshme të qytetit dhe shton sigurinë publike për të gjithë banorët por edhe turistët që vizitojnë qytetin tonë, kemi vendosur që edhe gjatë mandatit të ri të vazhdojmë investimet për të mbuluar gjithë territorin e qytetit me ndriçim LED, duke u shtrirë në zonën e Shkozetit, zonën e Plazhit (zonën turistike), zonën e Durrësit të Ri si edhe në njësitë e tjera administrative: Durrës, Katund i Ri, Rrashbull, Manëz, Sukth dhe Ishëm.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Parkimi-Emiriana-web.jpg

Parkimi në qytet/Ngritja e godinës për parkim publik pranë stacionit të trenit

Me qëllim shmangien e rëndesës së trafikut si dhe shtimin e hapësirave publike për parkim, do të krijojmë një sistem parkimi me pagesë në rrugët kryesore të qytetit: Rruga ‘Mars 91’, Rruga ‘Egnatia’ dhe Rruga ‘Pavarësia’. Ndërkohë, parkimi i rezidentëve nëpër lagje do të jetë pa pagesë. Ngritja e godinës për parkim publik pranë stacionit të trenit – është një investim i domosdoshëm për gjithë qytetin, nisur dhe nga pozicioni strategjik ku do të bëhet ky investim. Qendra e re e parkimit në Durrës do të ketë 396 vende parkimi dhe 7 nivele godine, duke përmirësuar rëndesën e trafikut në brendësi të qytetit. Projekti i parkimit publik synon ndërtimin e një godine të re, me funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, ambienteve për zyra dhe aktiviteteve të tjera në një hapësirë bashkëkohore mes gjelbërimit.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Hartimi-i-nje-Masterplani-per-bicikletat-Emiriana-web.jpg

Hartimi i një Masterplani për biçikletat

Hartimi i një Masterplani për biçikletat do të bëjë të mundur identifikimin e nevojave dhe zonave kryesore për infrastrukturë të dedikuar për përdoruesit e biçikletave, si edhe hapësira për parkim, stacione të shërbimit dhe transport publik që mund të përdoren nga përdoruesit e biçikletave. Nëpërmjet zbatimit të këtij plani synohet ulja e rrezikut të aksidenteve, reduktimi i rëndesës së trafikut dhe ndotjes së ajrit, rritja e përdorimit të biçikletave si mjet transporti si edhe përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies së përdoruesve të biçikletave.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/kartalla.jpeg

Rikualifikimi i Kuartallës në Spitallë

Rikualifikimi i Kuartallës në Spitallë - (49 ha) duke përmirësuar të gjithë parametrat e nevojshëm të infrastrukturës, sigurisë si edhe aspektin estetik. Këtë qasje për rikualifikimin e kuartalleve, do ta zhvillojmë brenda 4 viteve të ardhshme edhe në zonën e Durrësit të Ri, duke shtuar këtu investimet me qëllimin për ta kthyer këtë zonë në një lagje urbane model.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Hekurudha-Emiriana-web.jpg

Hekurudha Durrës-Tiranë

Hekurudha Durrës-Tiranë. Do të vihet në dispozicion për të gjithë qytetarët linja hekurudhore Durrës-Rinas-Tiranë, si pjesë e rrjetit hekurudhor evropian, falë projektit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim/BERZH. Ky projekt strategjik, i cili pritet të finalizohet në fillim të vitit 2024, do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit për linjën Durrës-Tiranë dhe Durrës-Rinas. Linja e modernizuar hekurudhore do të jetë lehtësisht e aksesueshme nga qytetarët dhe do të jetë e pozicionuar në afërsi të godinës së parkimit të ri publik që do të ndërtohet falë mbështetjes së qeverisë shqiptare.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/levizshmeria-ne-durres.jpg

Lëvizshmëria në qytet

Bashkia Durrës ka në fokus të saj ofrimin e një sistemi të lëvizshmërisë sa më të përshtatshme për t’i mundësuar qytetarëve lehtësira në jetën e tyre të përditshme. Krijimi i kushteve për të ekuilibruar mënyrat dhe alternativat e lëvizjes në qytet është një zgjidhje e cila sjell përfitime si për vetë përdoruesit e biçikletave, qytetarët por edhe për qytetin e Durrësit. Për të thjeshtuar lëvizjen e qytetarëve, vizioni ynë për katër vitet e ardhshme është të mundësojmë shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme për përdorimin e transportit multimodal nga qytetarët. Qasja jonë si Bashki është që të ofrojmë një transport publik të arritshëm për të gjithë.

Siguria publike

Me qëllim garantimin e sigurisë publike për të gjithë qytetarët, do të sigurohet mbulimi me kamera sigurie, të cilat do të mbulojnë 100% qendrën e qytetit dhe zonat turistike.

Shtimi i linjave urbane në veri të qytetit dhe në njësi të tjera adminstrative

Zbatimi i këtij projekti do të rezultojë në shtimin e stacioneve të autobuzave në këtë zona, në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të transportit publik për qytetarët, rritjen e aksesueshmërisë në mjetet e transportit publik si dhe në shmangien e lëvizjes së detyrueshme nga qendra e qytetit dhe për rrjedhojë shmangien e trafikut në qytet.