ProgramiFëmijët dhe të Rinjtë

#FëmijëtJanëEArdhmja
#RiniaForcaJonë

Hartimi i politikave për fëmijët dhe të rinjtë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë fokusi ynë kryesor edhe gjatë mandatit 2023-2027. Orientimi drejt inovacionit, kultivimi i talenteve të reja, si dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve që bashkia ofron për fëmijët dhe të rinjtë, mbetet objektiv parësor.


Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027:

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/qendra-kulturore.jpg

Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë / QKF

Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë/QKF-së, i cili ka filluar nga puna në vitin 2023, ka si qëllim rivitalizimin dhe kthimin e saj në një hapësirë multifunksionale që t’i shërbejë sa më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për të gjithë fëmijët e qytetit të Durrësit. Gjithashtu, ky investim siguron aksesin/hyrjen edhe për personat me aftësi të kufizuar, duke përmbushur standartet e kërkuara ligjore. Nga rikonstruksioni i QKF-së do të përfitojnë mbi 1000 fëmijë që frekuentojnë qendrën në sektorin e Artit, Sportit, Shkencës dhe sektorit Masiv, prindërit, mësuesit, trajnerët etj. Mbas përfundimit të rikonstruksionit të QKF-së, do të shtohen dhe disiplina të tjera si p.sh. kodimi përmes elementëve vizualë, me qëllim nxitjen e kreativitetit tek fëmijët duke zhvilluar lojëra me histori interaktive dhe animacione të ndryshme në mënyrë krejtësisht të pavarur.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Shtimi-i-numrit-te-kopshteve-te-reja-publike-Emiriana-web-1.jpg

Ndërtimi i 7 kopshteve të reja publike

Me qëllimin për të mbështetur vizionin tonë për një qytet për të gjithë, përfshirë fëmijët, në 4 (katër) vitet e ardhshme do të vazhdojmë programin tonë me ndërtimin e 7 (shtatë) kopshteve të reja publike, më konkretisht në zonën e Durrësit të Ri, në zonën e Plazhit dhe në njësitë e tjera administrative: Rrashbull, Manëz, Katund i Ri, Sukth dhe Ishëm. Nga ky investim do të përfitojë komuniteti lokal i këtyre zonave, duke sjellë si rezultat uljen e numrit të fëmijëve nëpër kopshtet ekzistuese si edhe duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Hartimi-i-Planit-Vendor-per-Rinine-Emiriana-web.jpg

Hartimi i Planit Vendor për Rininë

Hartimi i Planit Vendor për Rininë është më shumë sesa thjesht një detyrim që buron nga ligji për rininë. Zbatimi i këtij plani do të sjellë një standart të ri siç është realizimi progresiv i të drejtave të të rinjve. Financimi i programeve dhe veprimtarive rinore në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet angazhimit të organizatave rinore dhe për të rinjtë nga buxhetet vendore do të shërbejë si garanci për zbatimin efektiv të planit rinor.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/librari.jpeg

Ndërtimi i Qendrës Rinore Multifunksionale

Ndërtimi i Qendrës Rinore Multifunksionale brenda vitit 2023 do t’i shërbejë gjithë komunitetit rinor të Bashkisë Durrës me rreth 73.000 vajza dhe djem të grup-moshës 15-29 vjeç. Qendra do të jetë në funksion të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme me karakter edukativ, social-kulturor të komunitetit rinor duke nxitur njëkohësisht edhe ndjenjën e vullnetarizmit tek të rinjtë. E pozicionuar në lagjen 17, Rr. “Dalip Peza” në Durrës, Qendra Rinore multifunksionale, do të ofrojë një ambient për bibliotekë së bashku me sallën e leximit dhe një ambient tjetër për zhvillimin e aktiviteteve rinore si: trajnime, konferenca, tryeza të rrumbullakta etj., si dhe një hapësirë të dedikuar për aktivitete rekreative. Kjo qendër ofron aksesueshmëri edhe për personat me aftësi të kufizuar.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Forcimi-i-rolit-te-Keshillit-Vendor-Rinor-Emiriana-web.jpg

Forcimi i rolit të Këshillit Vendor Rinor/KVR

Pranë Kryetarit të Bashkisë Durrës është ngritur dhe funksionon Këshilli Vendor Rinor, i cili ka 13 anëtarë dhe përbëhet nga studentë, gjimnazistë dhe përfaqësues të organizatave rinore dhe për të rinjtë të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në njësitë administrative. Krijimi i KVR-së është bazuar në rregullimet dhe kërkesat e ligjit për rininë si edhe kriteret e procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës Nr. 82, datë 28.06.2021 “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë”. KVR-ja Durrës ka si qëllim përkrahjen, konsulencën, aktivizmin, vullnetarizmin dhe zhvillimin e lidershipit për rininë e qytetit të Durrësit. Prandaj, dhe në vitet në vijim, synimi ynë mbetet forcimi i rolit të KVR-së, duke zgjeruar shkallën e përfaqësimit të të rinjve në këtë organ, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën politike lokale dhe atë social-kulturore.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Rritja-e-mbeshtetjes-financiare-per-Keshillin-Vendor-Rinor-Emiriana-web.jpg

Rritja e mbështetjes financiare për të rinjtë dhe Këshillin Vendor Rinor/KVR

Rritja e mbështetjes financiare për të rinjtë dhe Këshillin Vendor Rinor/KVR - Jetësimi dhe zhvillimi në praktikë i këtij koncepti do të rrisë ndjeshëm motivimin, mbështetjen dhe përfshirjen e të rinjve duke kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e tyre personal dhe impaktin e tyre në komunitet nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme me karakter rinor.

Projekti ‘URBAN 95+’

Projekti ‘URBAN 95+’. Në mënyrë simbolike ‘95+’ nënkupton gjatësinë mesatare në cm të fëmijëve, duke filluar nga mosha 3 vjeç. Qëllimi i këtij projekti është që ta shohim qytetin me sytë/optikën e fëmijëve nga mosha 3 deri në 12 vjeç. Ky projekt synon organizimin e forumeve të ndryshme ku fëmijët dhe adoleshentët do të flasin për qytetin ku ata jetojnë dhe do të ndajnë mendimet e tyre për çështje si mbrojtja e mjedisit, hapësirat publike për kënde lojërash, problematikat kryesore që ata hasin në jetën e tyre të përditshme në ambientet arsimore, etj. Ideja e kësaj nisme është që fëmijët të njihen si aktorë të politikave publike dhe jo thjesht si receptorë, domethënë t’i shikojmë ata si faktorë zhvillimi, si çdo qytetar tjetër që mund të flasë për ndikimin e qyteteve mbi to dhe të shfaqë qëndrimin e tyre për mënyrën se si ato preken.

Zhvillimi i konkursit të talentave të reja

Zhvillimi i konkursit të talentave të reja me qëllim mbështetjen dhe nxitjen e talenteve të reja në fushën e pikturës, muzikës, këngës, kërcimit etj. Nisma synon gjithashtu të rrisë kreativitetin, shkallën e aktivizimit dhe të socializimit ndërmjet fëmijëve, të cilët mund të njohin më mirë njëri-tjetrin nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve kulturore.

Ndërtimi i ‘qytezës së fëmijëve‘

Ndërtimi i ‘qytezës së fëmijëve’ në zonën e Shkozetit do të shërbejë si një qendër multidisiplinare për të ofruar shërbime për fëmijët si: kurse të ndryshme formimi, terrene sportive, laboratorin e shkencës për talentet e reja si edhe hapësira të tjera rekreative. Kjo qendër do t’i shërbejë të gjithë komunitetit lokal: fëmijë, prindër, mësues etj.

Projekti Durrës Youth Hub/DYH

Projekti Durrës Youth Hub/DYH do të krijojë një hapësirë të re multidisiplinare me qëllim zhvillimin dhe aftësimin e të rinjve në fushën e teknologjisë së informacionit, shkencës, letërsisë etj. Kjo Qendër e re do të ofrojë kurse formimi për të gjithë të rinjtë e komunitetit lokal në zonën e Shkozetit dhe jo vetëm, të cilët do të kenë mundësinë të shpalosin aftësitë e tyre në fushat përkatëse.